Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Dhjetor 2020

16:26 / December 22, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Horoskopi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjatë kësaj dite dhe kjo mund të shkaktojë probleme të njëpasnjëshme. Do zhgënjeheni tej mase prej tij. Beqarët do ndihen të pasigurt për hapat që duhet të hedhin dhe do mbyllen në vetvete. Në planin financiar do jeni të papërqendruar dhe mund te bëni gabime të njëpasnjëshme.

Demi

Ditë shumë e favorshme kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe gjerat do ecin si i kishit ëndërruar. Beqarët do adhurojnë dike që ka tashmë një lidhje. Mund edhe të zhgënjehen shpejt. Ne planin financiar duhet të ruani vetëkontrollin sepse situata mund të përkeqësohet më tepër nga sa mendonit.

Binjakët

Do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje që keni pasur më herët. Beqarët do nxitohen më shumë nga sa duhet dhe mund të bëjnë gabime të pafalshme. Kujdes sepse prej tyre do varet e gjithë e ardhmja. Gjendja e financave do mbetet në çdo moment e ekuilibruar. Nuk do brengoseni kur të keni për të shpenzuar ndonjë para.

Gaforrja

Do jeni shumë të stresuar gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe nuk do merreni vesh si duhet me partnerin. Herë pas herë komunikimi do mungojë tërësisht. Beqarët do kenë të vështirë ta gjejnë edhe sot personin që kanë ëndërruar dhe do vazhdojnë të qëndrojnë vetëm. Gjendja e financave do mbetet disi delikate. Kryeni vetëm shpenzimet me te nevojshme.

Luani

Jeta juaj ne çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do jeni bashkëpunues dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë duke pranuar çdo ftesë që do ju bëhet sepse do lëndohen tej mase. Le të presin edhe disa kohë sepse do vijë edhe dita e tyre. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ndikojë pozitivisht dhe do ju nxjerrë nga problemet që keni pasur.

Virgjeresha

Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë sot. Do flisni me delikate dhe maturi me personin që keni në krah. Beqarët do joshin çdo person që do ju afrohet pa menduar se disa mund të përfitojnë dhe do tallen me ta. Ne planin financiar do keni probleme të njëpasnjëshme të cilat nuk do mund t’i zgjidhni dot as falë ndihmës se familjarëve. Kujdes!

Peshorja

Klima ujore do jetë mjaft e favorshme për të dashuruarit. Do ndiheni mjaft mirë dhe do dashuroheni si kurrë më parë. Beqarët duhet të mendojnë më shumë për të ardhmen dhe duhet t’i refuzojnë mundësitë për aventura kalimtare. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë. Herë pas herë madje mund të përballeni edhe me vështirësi serioze dhe nuk do dini nga t’ia mbani.

Akrepi

Mos ëndërroni shume sot ju që jeni në një lidhje sepse realiteti nuk është ashtu aq i bukur. Mos e lëndoni veten me dorën tuaj. Beqarët do jenë të paqartë për atë që duan të bëjnë dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm edhe sot. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Do ndiheni mirë dhe të qetë kur të shpenzoni.

Shigjetari

Dite tërësisht e qetë dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Zemra do ndihet mirë sepse partneri do ju kushtojë më shumë vëmendje se kohët e fundit. Beqaret duhet t’i marrin gjërat sa më shtruar në mënyrë që të hedhin hapat e duhura. Në planin financiar do ju dalin para vështirësi te shumta. Nuk do ndiheni aspak të qetë dhe mezi do kryeni shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi

Më në  fund do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni të qetë. Për beqarët shumë gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht. Do filloni të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ne planin financiar ndikimi i Mërkurit do jetë i madh. Do e dini mirë sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen.

Ujori

Do jeni shumë të zënë me punë gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur personit që keni në krah. Mundohuni të flisni paraprakisht me të në mënyrë që ai të mos mërzitet. Beqarët nuk duhet të pranojnë asnjë ftese që do ju bëhet sepse mundësi te mira i presin disa ditë më vonë. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë se më parë.

Peshqit

Ndikimi i madh i yjeve do bëjë që jeta juaj në çift të ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me partnerin. Beqarët do jenë disi të shpërqendruar, por do marrin ftesa pa fund për takime. Gjendja e të ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni me largpamës.

Horoskopi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 25 korrik 2026

08:00 / July 25, 2026

Horoskopi, 24 korrik 2026

08:04 / July 24, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.