Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binajn për emërimin në postin e ri. Me anë të një statusi në rrjetin e saj social Twitter, ambasadorja Kim falenderon edhe presidentin e vendit Ilir Meta, i cili zhvilloi sot ceremoninë e betimit.
Ndër të tjera, ajo shkruan se janë të gjitha mundësitë që në deri më 31 dhjetor të këtij viti të mbushet edhe vendi tjetër vakant, i nevojshëm për korumin.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presindet Ilir Meta, për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Që gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti,”-shkruan Kim.
