Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati: Nëse nuk i bëjmë detyrat e shtëpisë, ta harrojmë se do ta bëjnë ndërkombëtarët për ne

22:26 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditmir Bushati foli për procesin e integrimit.

I ndalur edhe tek marrëdhëniet me partnerët strategjikë, Bushati tha se është dëshmuar se partneriteti i SHBA me Shqipërinë është i padiskutueshëm.

Por gjithashtu ai theksoi se nëse nuk dëshmohet pjekuri nga aktorët politikë , atëherë nuk mund të pritet që partnerët , SHBA dhe BE të bëjnë detyrën që nuk e bën dot Shqipëria.

“Sot duket që ekonomia shqiptare në një shumicë është e koncensionuar. Unë nuk jam kundër koncesione, jam njeri që beson tek vlerat e qendrës së majtë. Por triumfi i publikes mbi grabitje më ka interesuar. Duhet t’i shtrojmë pyetjen vetes se cili do të jetë avantazhi ynë krahasues.

Duhet krijuar nxitje, atë që bëjnë vende të vogla që kërkojnë të kenë avantazhin e tyre, duke shtuar edhe dijen. Pra në rast se nuk kemi krijuar infrastrukturën që origjinë duhet të ketë dije, këtu është rasti për të thënë që krahas punë e majta duhet të përqendrojë vëmendjen tek dija. Pra duhet thënë që janë reforma që ja vlejnë për të rrezikuar”, tha Bushati.

Më tej Bushati u ndal edhe tek vlerat e Ballkanit dhe mënyra se si shihet në sytë e vendeve të tjera.

“Ne jemi në Ballkan si Shqipëri dhe shqiptarë. Por Shqipëria është e mbyllur në Ballkan dhe e hapur në Mesdhe. Mesdheu është një nga rajonet me shumë kulturë jo thjesht për Evropë, por për mbarë njerëzimin”, tha ai.

Por si shihet roli i SHBA dhe Bashkimit Evropian në Ballkanin perëndimor?

“Partneriteti i SHBA me Shqipërinë është i padiskutueshëm. Bashkëpunimi ka rezultuar përcaktues, sa i përket perimetrit të sigurisë të të gjithë rajonit tonë. Për Shqipërinë partneriteti me SHBA është i pazëvendësueshëm, por ky nuk është rasti për disa vende fqinjë.

Ndërkohë ka vend vende në Ballkanin perëndimor që kanë adaptuar një qasje neutraliteti në NATO dhe nuk e shohin si objektiv.

Pikëpamjet e presidentit Biden pritet të jenë të ndryshme në dallim nga Trump, për faktin se Biden ka një qasje më bashkëpunuese. Dua të theksoj se duhet kuptuar se në rast se ne nuk dëshmojmë pjekuri, nuk jemi të zot për të bërë detyra e shtëpisë siç na i besojnë zgjedhësit ta harrojnë se do ta bëjnë partnerët tanë SHBA dhe BE detyrën që nuk e bëjmë dot ne. Ata janë atje për të na ndihmuar, por punën duhet ta bëjmë ne dhe vetëm ne”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.