Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga COVID-19.
Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, artisti i madh është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.
Mësohet se Bujar Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.
