Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, Veliaj: Ndihmoni ekonominë e zonës duke e blerë gjelin e detit këtu

16:43 / December 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b6fea0cb e45d 47ef 9ccf c2e6e66fecd3 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregu i gjelave të detit në Baldushk është kthyer në traditë për festat e fundvitit në Tiranë. Në prag Krishtlindje dhe të Vitit të Ri tregu shndërrohet shpejt në një pikë reference për familjet tiranase. Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj ftoi sot qytetarët që të konsumojnë produkte vendase, si një mënyrë për të ndihmuar edhe familjet e zonës.

“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve – blini gjelat e Baldushkut – jo vetëm sepse janë më të mirët në Shqipëri, por është mënyra më e sinqertë për t’u treguar solidarë me familje që punojnë shumëdhe qëkanë vuajtur shumë nga ky vit i vështirë. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se edhe shpërblimi i qeverisë për pensionistët është një lajm i mirë për festat. “Jam krenar për qeverinë socialiste, e cila i dhuroi çdo pensionisti 50 mijë lekë për festat. Është mënyra më e mirë për të pasuruar tavolinën ku mblidhemi me miqtë dhe familjen”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të tregohen solidarë në këto festa të fundvitit, duke ndihmuar një familje në nevojë.

“Kushdo që ka pak mundësi, që njeh një pensionist të vetmuar apo një familje fqinje në nevojë, mund ta ndihmojë”, tha ai.

Agjencia për Administrimin e Tregjeve e Bashkisë së Tiranës po kryen monitorimin e vazhdueshëm të tregjeve. Këtë vit ka një rritje të konsiderueshme edhe nga ana e fermerëve në numrin e krerëve të matrikulluar të gjelave të detit dhe rritjen e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.