Një tjetër mësues ka humbur betejën me Covid-19.
Mësohet se viktima është 55-vjeçari, Spiro Panariti, i cili jepte mësim pikture në një prej shkollave të qytetit të Elbasanit. Panariti gjendej i intubuar prej ditësh në spitalin Covid2.
Lajmi për ndarjen nga jeta është konfirmuar dhe nga drejtoresha e DAR Elbasan, Anila Çota, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se dora e tij do jetë prezente në çdo cep të shkollës ku ai ka shprehur ndjesitë e tij për çdo aspekt të edukimit.
