Një grup fizioterapistësh përmes një kërkesë drejtur Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë shprehin shqetësimin për mungesën e lëndës së edukimit fizik në shkollë dhe të aktiviteteve të lira për fëmijët në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Teksa shkresa është në pritje të një përgjigjejë nga MASR, dr. Fatjon Hajdari sqaron për tirananevvs.al se çfarë synon kjo kërkesë në një kohë që është shqetësim shëndeti fizik i fëmijëve.
Së pari dr. Hajdari, cilat janë pasojat fizike tek fëmija në situatën aktuale?
Faleminderit shumë që e ngrini këtë çështje tepër serioze që nuk është konstatuar edhe më parë ndaj duhet t’u kërkojmë ndjesë edhe prindërve që duhet të ishim kujtuar edhe më parë. Pasojat janë të mëdha nga pasiviteti që fëmijët kanë nga mos aktiviteti fizik në këto kohëra të vështira. Problemet më të mëdha shprehen te shtylla kurrizore kur deformimet shprehen me 2 patologjitë formuese që janë skolioza dhe kifoza. Këto patologji mund të shprehen edhe në një moshë më të vonshme në bazë të perceptimit të dhimbjes nga vetë fëmijët, ndaj duhet të veprojmë tani për të rritur fëmijë të shëndetshëm.
Lexo edhe- Fizioterapistët kërkesë MASR-së: Aktivitet fizik për fëmijët në kushtet e shtëpisë
Ju keni ndërmarë një nismë ku i kërkoni MASR një program për edukimin fizik në kushtet aktuale të mësimit online. Na tregoni pak më tepër si mund të realizohet ky projekt?
Ky projekt është shumë i thjeshtë për t’u relizuar, ne jemi në dispozicion për të ngritur një grup pune si nga ana e ministrisë me ekspertë që ajo ka të edukimit fizik po edhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe asistuar, duke formuar një projekt të qartë që edhe ora e edukimit fizik të zhvillohet në kushtet e shtëpisë, duke u përshtatur me të gjitha ato kushte që familjet kanë. Shumë e rëndësishme është shpërndarja e këtij plani tek të gjithë prindërit dhe me pas tek fëmijët. Kemi rekomanduar që edhe të ketë një hapësirë të dedikuar për këtë orë tek TVSH Shkolla për demostrimin e këtyre ushtimeve në mënyrën më të thjeshtë të mundshme edhe të realizueshme nga të gjithë.
Çfarë këshillash keni për prindërit?
Prindrit duhet të jenë shumë të vëmendshëm tek fëmijët e tyre në mënyrën e qëndrimit dhe te pozicionimi i tyre në shtëpi. Ndaj duhe të kushtojë një kohë të caktuar në ditë fëmijëve të tyre për aktivitetin fizik, minimalisht 30 minuta në ditë.
Gjithasht, do të rekomandoja që të shmangin sa të munden përdorimin e telefonit dhe të tabletave të ndyshëm si edhe shumë e rëndësishme për t’u theksuar korrigjimin në qëndrim sa herë e shikoj që fëmija i tyre nuk ka një posturë të rregullt.

