Një grup fizioterapistësh përmes një kërkesë drejtur Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë shprehin shqetësimin për mungesën e lëndës së edukimit fizik në shkollë dhe të aktiviteteve të lira për fëmijët në kushtet e pandemisë së COVID-19.
“Deformimet e shtyllës kurrizore të fëmijët po përshpejtohen ne mënyrën me problematike si pasoj e mungesës së aktivitetit fizik”, thotë dr. Hajdari.
Përmes kësaj kërkese ata rekomandojnë krijimin e një udhëzuesi dhe një plan me ushtrime gjimnastikore dhe posturale për fëmijët në kushtet e shtëpisë, fushatë të gjerë për të informuar prindërit dhe fëmijët për këtë paln, dhe sigurimin e një hapësire televizive në RTSH-shkolla për demonstrimin e këtyre ushtrimeve.
Kërkesa është bërë nga grupi i punës Fatjon Hajdari, fizioterapist dhe pedagog i brendshëm i Albanian University dhe Erald Matarangasi, pedagog i shkencave motore në Universitetin e Pisa-s në Itali.

