Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Cila vaksinë anti-Covid do vijë në Shqipëri? Përgjigjet Sliva Bino: Ka kapacitete frigoriferike për…

15:43 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BINO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e Bashkimit Europian kanë nisur aplikimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, ndërsa Shqipëria i ka shpresat te vaksina e Oksfordit dhe Astra-Zeneca. Dozat e para pritet të sigurohen në fillim të vitit 2021, por Silva Bino nuk përjashton mundësinë e ardhjes se vaksinës së Pfizer/Biontech dhe Moderna.

“Marrëveshja na favorizon për vaksinën e Astra-Zeneca. Është një vaksinë e cila, edhe nga pikëpamja logjistike, është një vaksinë më e kollajshme për t’u administruar në mënyrë të sigurt. Por, edhe Pfizer është një mundësi, edhe Moderna është një mundësi. Nga COVAX e kemi njoftim që brenda tremujorit të parë vaksina do të sigurohet, e natyrisht ka lajme shumë të mira nga Bashkimi Europian”-tha Bino për A2

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se një sasi e vogël vaksinash pritet të mbërrijë në muajin janar edhe në Shqipëri, por kjo nuk konfirmohet nga shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

“E rëndësishme është që të jemi të përgatitur për të aplikuar një vaksinë të sigurt, në mënyrë të sigurt”, thotë Bino.

Ajo deklaron se Shqipëria ka kapacitete frigoriferike për të ruajtur 30 mijë doza anti-Covid në kushtet që kërkon Pfizer, -70 gradë celsius, dhe të Moderna-s, -20 gradë celsius. Krahas zinxhirit ftohës, në sistemin publik do të bashkëpunohet edhe me kompanitë private në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.