Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë ditën e sotme vendimin për të mos lejuar qeverinë të japë koncesione dhe PPP deri në formimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar.
Kjo ishte një nga kërkesat e opozitës që është pranuar nga KQZ, ndërkohë që pak ditë më parë ky komision ka miratuar edhe vendimin që i heq mundësinë Ramës, ministrave dhe kryebashkiakëve që të dorëzojnë personalisht çelësat e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, si dhe nuk do të lejohen të presë shirita për inaugurimet e projekteve.
