Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë dy bashkëpunëtorët e saj në vrasjen makabre të çiftit shqiptar? Gjykata italiane e la në burg, dalin detajet e rënda për Elona Kaleshin

11:11 / December 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elona Kaleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata italiane e konsideroi të rrezikshme Elona Kaleshin dhe mori vendimin dje për ta lënë në burg. Ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Solliçiano, në periferi të Firences.

Për gjyqtarin ka indikacione serioze faji të 36-vjeçares, pasi ajo ka shtatë dënime për rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim personal, mashtrim dhe vjedhje.

“Elona Kalesha është e rrezikshme, ekziston mundësia që të kryejë të njëjta krime të ngjashme, si ai për të cilin ne po e procedojmë”, argumentoi gjyqtari Pezzuti në vendimin e tij, duke shtuar se 36-vjeçarja duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal.

Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan bashkë me 36- vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon të cilët e kanë ndihmuar atë të copëtojë trupat, dhe më pas t’i transportonte në katër valixhe jashtë shtëpisë.

Kush janë dy bashkëpunëtorët e saj në masakrimin e

“Ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve.

Për këtë arsye, mund të konsiderohet se, për sa i përket sigurisë ose probabilitetit të lartë, Elona Kalesha, nëse nuk është e kufizuar në lirinë e saj, do të kryejë prapë  krime nëse ekziston mundësia”, theksoi ai.

Për më tepër, gjyqtari rikrijoi edhe njëherë skenën e krimit të dyfishtë. Elona dyshohet se futi bashkëshortët Pasho në një kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre, i cili ishte i burgosur në Solliçiano për trafikim të lëndëve narkotike dhe do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Elona Kaleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.