Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se Gjermani ka bërë shumë përpjekje për çeljen e negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në bilancinë e punës 6 mujore, kohë gjatë se cilës Gjermania mbajti Presidencën e BE, Maas ka thënë se negociatat për dy vendet janë bllokuar për shkak të konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bullgaria pretendon se gjuha maqedonase rrjedh prej gjuhës bullgare.
Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për “dështimin e gjermanëve”. Si do ta shpëtoni besueshmërinë e BE në rajon?
“Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.
Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut. Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë”, është shprehur Maas.
