Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VENDIMI/ Gjykata rrëzon Shoqatën e ndërtuesve, do paguajnë 3% për strehimin social

14:13 / December 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi ndaj Bashkisë së Tiranës me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak, sipas të cilës ndërtuesit duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve.

Mësohet se me gjithë presionin e madh ushtruar nga ndërtuesit, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë, duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer.

Padia, e regjistruar në datën 13 Dhjetor 2019 u rrëzua nga relatori i çështjes Bari Shyti.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin e 3% të sipërfaqes funksionale me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

Kjo nuk është përballja e parë në gjykatë e kryebashkiakut Veliaj me Shoqatën e Ndërtuesve, të cilët më herët kanë kërkuar heqjen e taksës 8% të ndikimit në infrastrukturë, por edhe kjo është hedhur poshtë dhe është lënë në fuqi kërkesa e bashkisë.

Gjykata Shoqatën e ndërtuesve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.