Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj/ Falja e detyrimeve për punëtorët e nëntokës

12:42 / December 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2000 është miratuar një ligj për një trajtim të veçantë financiar të personave që kanë punuar nëntokë. Në vitet 90-të industria minerare u tkurr shumë, ndërsa për minatorët nuk ishte e lehtë të gjenin punë në zanate të mbitokës. Ligji mori përsipër të ndihmojë rreth 5500 vetë.

Në momentin e miratimit, ligj akordoi një përfitim mujor 58 mijë lek dhe e drejta e përfitimit gëzohej nëse përfituesi nuk kryente aktivitet tjetër ekonomik.

Por ai ligj pati dy të meta.

· Nuk mundësoi që trajtimi financiar mujor të indeksohej sipas inflacionit.
· Periudha e përfitimit (ndërkohë që nuk mund të punosh) nuk njihet vjetërsi për efekt pesnioni pleqërie.

Me kalimin e viteve, njerëzit filluan të punonin, qoftë për të jetuar, qoftë për të siguruar vjetërsinë në punë. Por vazhduan të marrin edhe trajtimin e veçantë.

Erdhi një moment që shteti filloi të jetë më funksional, u ndërtuan disa baza të dhënash, u kryqëzua informacioni.

Të gjithë ata persona, të cilët rezultoi se edhe kishin përfituar trajtim të veçantë, edhe kishin punuar, u detyruan të jenë debitor dhe kthejnë lekët muaj pas muaji.

Në vitin 2014, mazhoranca jonë, në përmbushje të angazhimeve elektorale të vitit 2013, miratoi ligjin për pensionet e punonjësve të nëntokës. Që nga ai moment kjo anomali nuk ndodh më. Por ka jo pak punonjës nëntoke që janë ende debitorë dhe që u mbahen çdo muaj të holla nga pensioni.

Këtë shqetësim ma ngritën në muajin tetor përfaqësues të ish minatorëve në Pukë.

Të gjithëve bashkë në të gjithë vendin u kanë mbetur rreth 650 mijë dollarë për të kthyer.

Duke qënë se vetë ligji burim i vitit 2000, ka patur disa mangësi;

Duke qënë se kësti mujor i pensionit pakësohet nga shuma që u mbahet çdo muaj;

Propozova një projektligj që përcakton që detyrimet e mbetura të falen.

Të mërkurën, në 23 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me votë dhe e ktheu në ligj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.