Një gazetare kineze që raportoi nga Wuhan kulmin e shpërthimit të koronavirusit, është burgosur për katër vjet nga një gjykatë në Shangai.
Zhang Zhan udhëtoi në qytetin qëndror kinez në shkurt për të raportuar mbi pandeminë dhe përpjekjet e autoriteteve për të frenuar raportimin në media shtetërore dhe private.
Ajo u zhduk nga Wuhan në maj dhe më vonë u zbulua se ishte ndaluar nga policia në Shangai dhe ishte akuzuar për “provokimin e telasheve,” një vepër që zakonisht përdoret për të shënjestruar gazetarët dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
Zhang është gazetarja e parë që është dënuar për rolin e saj në raportimin mbi pandeminë e koronavirusit.
