Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë me dije se Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pas ndarjes nga jeta për shkak të COVID-19, të ish-drejtorit Agron Hysenlliu.
Balluku në një konferencë për shtyp theksoi se “zv.ministri Shkreli do të marrë detyrën e drejtorit të ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë”.
Shkreli mbante më parë detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Hysenbelliu ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-19
