Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama rikthen në kabinet Niko Peleshin, vjen reagimi i ambasadores Yuri Kim

13:35 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Yuri Kim 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka caktuar në krye të ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshin.

“Ne e mirëpresim emërimin e @nikopeleshi si Ministër i Mbrojtjes. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar që & të mbetet më i forti i miqve, partnerëve dhe @NATO Aleatët. #KrahPerKrah!”, shkruan Yuri Kim

Po kush është Niko Peleshi dhe postet e që ka mbajtur

Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm i sapo emëruar nga Kryeministri Rama, është emër i njohur në sferën politike shqiptare.

Ministri i cili deri më sot mbante postin e kryetarit në Komisionin e Veprimtarise Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në vitin 1989 Peleshi përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë.

Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

Karriera e tij politike fillon në tetor të 2004-ës, kur u emërua Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtroi këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013 u zgjodh anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Niko Peleshi në vitin 2013 u zgjodh Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta. Në vitin 2017, u zgjodh Ministër i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama II.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.