Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Greqia vendos rregulla të reja për të kaluar kufirin, ja ç’duhet të bëni para se të niseni drejt doganës

16:24 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5feb4380b3be7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke kanë futur në fuqi rregulla të reja, të cilët do të mundësojnë kalimin e shteteasve shqiptar në pikat doganore, që posedojnë vërtetim blu apo kanë lejen e qëndrimit të skaduar, që ditët e fundit janë kthyer pas në kufi nga policia greke.

Ministrisë e Jashtme greke, njofton se duke nisur prej datës 18 janar 2021, personat e kësaj kategorie do të duhet të dërgojnë me email në adresën e përfaqësive greke në vendin tonë, të dhënat si më poshtë:

1-Emër Mbiemër i personit që udhëton
2- Data e udhëtimit
3- Vendi dhe adresa ku shkon në Greqi
4- Nëse udhëton me makinën e tij duhen targa e makinës
5- Nëse udhëton me autobus, emrin e firmës që udhëton

6- Fotografi të pasaportës
7- Fotografi të lejes së qëndrimit

Kjo ministri sqaron qytetarët që jetojnë në Vlorë, Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Dibër Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe Tropojë dhe Has se duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë në email-in: [email protected]

Për personat që jetojnë në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Himarë, Përmet, Konispol duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme në Gjirokastër në email-in: [email protected]. Për personat që jetojnë në Korçë, Pogradec, Bilisht duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme e Korçës, në email-in: [email protected]

Në vazhdim, ambasada dhe konsullatat greke në Shqipëri do të informojnë të interesuarin nëpërmjet email-it, lidhur me aprovimin ose jo të udhëtimit të tij. Ministria e Jashtme greke sugjeron që personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, të dërgojnë email-et disa ditë më herët se udhëtojnë.

Përsa u përket kategorive të tjera të udhëtarëve (punonjësit sezonalë, shtetasit me leje qëndrimi, ata me pasaportë greke etj) do të vazhdojnë të udhëtojnë si më parë, pra mund të udhëtojnë në çdo moment që ata dëshirojnë, mjafton që të kenë kryer aplikimin për t’u pajisur me PLF, të paktën 24 orë më parë dhe të kenë kryer testin për Covid negativ, brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.