Prej shumë dekadash Shën Valentini festohet edhe në Shqipëri dhe sigurisht që nuk mungojnë dhuratat apo aktivitetet e ndryshme që çiftet zgjedhin të bëjnë në atë ditë. Nëse më parë një trëndafil ishte i mjaftueshëm, tashmë çiftet zgjedhin të bëjnë dhurata më të kushtueshme duke filluar nga një tufë e madhe me trëndafila e deri te paketat në qendra estetike apo spa. Por sa shpenzojnë shqiptarët për Shën Valentin? Më së shumti shqiptarët shpenzojnë për lule, për kujdesin personal, darka në restorate, veshje, sete fotografike, udhëtime dhe bizhuteri.
Lule
Trëndafili i kuq ka qenë dhe mbetet një ndër zgjedhjet kresore për Shën Valentin. Megjithatë kohët e fundit po preferohet gjithnjë e më shumë trëndafili i balsamosur, i cili është frymëzuar nga “E bukura dhe Bisha”. Kostoja mesatare e një buqete lulesh shkon 5000 lekë.
Kujdesi personal
Kërkesat për t`i bërë partneres dhuratë një paketë në një qendër estetike janë shtuar shumë kohët e fundit. Paketat ofrohen në çift ose të personalizuara dhe nisin nga 4000 lekë personi ose me ofertë 6000 lekë çifti.
Set fotografik
Edhe setet fotografike janë një dhuratë që po fillon të preferohet shumë për Shën Valentin. Setet për këtë festë variojnë nga 4500-10.000 lekë në varësi të numrit të fotove, skenografisë etj. Po ashtu, si dhuratë për 14 Shkurt preferohet të bëhet edhe stampimi i një fotoje, një filxhan, një kornizë, një gdhendje etj. Çmimi i një dhurate të tillë shkon deri në 2500 lekë.
Veshje
Veshjet janë një dhuratë që mund të bëhet për çdo festë dhe sidomos për Ditën e të Dashuruarve kur nuk mungojnë uljet. Mesatarja e shpenzimeve të dikujt për një veshje është 5000 lekë.
Darkë në restorant
Një prej dhuratave më të përhapura për Shën Valentin janë darkat në restorante. Të shumtë janë çiftet që zgjedhin të festojnë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Darka dhe fjetja në hotel, së bashku me mëgjesin e ditës së nesërme shkojnë nga 70-84 euro.
Udhëtim
Ka dhe nga ata çifte që zgjedhin ta kalojnë festën jashtë Shqipërisë duke përfituar nga paktat që kompanitë e udhëtimeve ofrojnë për këtë ditë. Për shembull, të kalosh Shën Valentinin në Budapest kushton 150 euro person për 3 ditë.
Bizhuteri
Sigurisht që bizhuteritë janë ndër dhuratat më të preferuara jo vetëm për Ditën e të Dashuruarve, por për çdo festë. Shqiptarët shpenzojnë 59-1000 euro për blerjen e buzhuterive.