Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa shpenzojnë shqiptarët për Shën Valentin ?

22:16 / February 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shen vale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej shumë dekadash Shën Valentini festohet edhe në Shqipëri dhe sigurisht që nuk mungojnë dhuratat apo aktivitetet e ndryshme që çiftet zgjedhin të bëjnë në atë ditë. Nëse më parë një trëndafil ishte i mjaftueshëm, tashmë çiftet zgjedhin të bëjnë dhurata më të kushtueshme duke filluar nga një tufë e madhe me trëndafila e deri te paketat në qendra estetike apo spa. Por sa shpenzojnë shqiptarët për Shën Valentin?  Më së shumti shqiptarët shpenzojnë për lule, për kujdesin personal, darka në restorate, veshje, sete fotografike, udhëtime dhe bizhuteri.

Lule

Trëndafili i kuq ka qenë dhe mbetet një ndër zgjedhjet kresore për Shën Valentin. Megjithatë kohët e fundit po preferohet gjithnjë e më shumë trëndafili i balsamosur, i cili është frymëzuar nga “E bukura dhe Bisha”. Kostoja mesatare e një buqete lulesh shkon 5000 lekë.

Kujdesi personal

Kërkesat për t`i bërë partneres dhuratë një paketë në një qendër estetike janë shtuar shumë kohët e fundit. Paketat ofrohen në çift ose të personalizuara dhe nisin nga 4000 lekë personi ose me ofertë 6000 lekë çifti.

Set fotografik

Edhe setet fotografike janë një dhuratë që po fillon të preferohet shumë për Shën Valentin. Setet për këtë festë variojnë nga 4500-10.000 lekë në varësi të numrit të fotove, skenografisë etj. Po ashtu, si dhuratë për 14 Shkurt preferohet të bëhet edhe stampimi i një fotoje, një filxhan, një kornizë, një gdhendje etj. Çmimi i një dhurate të tillë shkon deri në 2500 lekë.

Veshje

Veshjet janë një dhuratë që mund të bëhet për çdo festë dhe sidomos për Ditën e të Dashuruarve kur nuk mungojnë uljet. Mesatarja e shpenzimeve të dikujt për një veshje është 5000 lekë.

Darkë në restorant

Një prej dhuratave më të përhapura për Shën Valentin janë darkat në restorante. Të shumtë janë çiftet që zgjedhin të festojnë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Darka dhe fjetja në hotel, së bashku me mëgjesin e ditës së nesërme shkojnë nga 70-84 euro.

Udhëtim

Ka dhe nga ata çifte që zgjedhin ta kalojnë festën jashtë Shqipërisë duke përfituar nga paktat që kompanitë e udhëtimeve ofrojnë për këtë ditë. Për shembull, të kalosh Shën Valentinin në Budapest kushton 150 euro person për 3 ditë.

Bizhuteri

Sigurisht që bizhuteritë janë ndër dhuratat më të preferuara jo vetëm për Ditën e të Dashuruarve, por për çdo festë. Shqiptarët shpenzojnë 59-1000 euro për blerjen e buzhuterive.

dhuratat shenvalentini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.