Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndahet nga jeta arkitekti Kliti Kallamata, miqtë dhe kolegët: Një profesionist i niveleve të larta

08:00 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
556C39D9 8B2E 4B20 969C DDA2B82AF784
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arkitekt me kontribut të madh dhe një personalitet në fushën e trashëgimisë kulturore, shprehen miqtë dhe kolegë të dr. Kliti Kallamatës, që u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës. Arkitekti prej ditësh ishte infektuar nga Covid-19 dhe po trajtohej në spitalin e Korçës, por nuk mundi t’ia dalë mbanë. Ndarja e tij nga jeta para kohe është një dhimbje e madhe, u shprehën miqtë dhe kolegët. Arkitektja Lida Miraj shprehet se Kliti Kallamata është i vetmi shqiptar, që mori çmim ndërkombëtar në fushën e restaurimit. “E paimagjinueshme që Kliti ndërroi jetë! Koleg dhe mik i shkëlqyer! Njeri i mrekullueshëm dhe profesionist i niveleve të larta! I vetmi shqiptar, që ka marrë çmim ndërkombëtar restaurimi! I zgjedhur në Këshillin e Europa Nostra! Studimet dhe botimet e tij janë të shkëlqyera! Kliti ishte familjar i jashtëzakonshëm! Nuk e besojmë dot që Kliti nuk është më! Pushofsh në Paqe, mik i nderuar dhe i paharruar!”, shprehet mes të tjerave në mesazhin e saj Miraj. Për arkitektin Latif Lazimi, ishte një njeri i apasionuar. “Humbje e madhe për njeriun e apasionuar për trashëgiminë arkitektonike shqiptare , kolegun dhe mikun e mrekullueshëm”, shprehet ai. Në një koment tek Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, arkitekti Koço Kaskaviqi shkruan se është një trishtim i madh. “Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur! Korça humbi njeriun e përkushtuar mbi evidentimin dhe restaurimin vlerave të saj arkitekturore, ne humbëm kolegun dhe shokun tonë. Jam shumë i trishtuar për këtë humbje të parakohshme”, shkruan ai. Arkitekti Pirro Thomo shprehet se është humbje e madhe për familjen dhe kolektivin e mbrojtjes dhe restaurimit të trashëgimisë ndërtimore. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cilëson lajm të zymtë largimin e kolegut, të apasionuar ndaj trashëgimisë sonë kulturore, si dhe një prej personaliteteve më të aftë në fushën e restaurimit dhe të trashëgimisë kulturore. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se është trishtim i thellë, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për trashëgiminë kulturore. Kliti Kallamata ishte Fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian / Europa Nostra 2011, Amsterdam 2011, me projektin e restaurimit të Kishës së Shën Gjergjit në Shipckë. Gjithashtu, u vlerësua me “The Best in Heritage” me Anëtarësim në “Klubin e Ekselencës” në “Kisha e Shën Gjergjit, Shipcka” Dubrovnik Shtator 2012. Nga viti 1989-2006 arkitekti Kliti Kallamata drejtoi Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.