Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një ditë para ndërrimit të viteve, ministrja Manastirliu prezanton masat e marra: Ja si janë planifikuar përforcimet

13:00 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 89e215b52cd66468b81dabd2c441c0db
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spitali i Traumës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se ekipe mjekësh në gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të përforcuar për festat e fundvitit, 24 orë pa ndërprerje, në shërbim të qytetarëve për çdo urgjencë mjekësore.

“Do kemi në sistemin e urgjencës kombëtare 100 ekipe të shpërndara në terren, stacione për të mbuluar cdo emergjencë.

Masat nga urgjenca dhe spitalet për të përballuar cdo emergjencë apo urgjencë përmes 127.

Të gjithë sistemet e strukturat e urgjencave në spitale do jenë të përforcuara duke organizuar punën me shërbimin “on call” pra mjekëve të gatshëm përmes sistemit të thirrjeve, qoftë spitalet rajonale dhe ato te urgjencave,

Ekipe të përforcuara në funksion të gatishmërisë në kuadër të festave të fundvitit.

Në Tiranë do kemi 9 ekipe të urgjencës që do vendosen në stacione
e dy ekipe shtesë të urgjencës Kombëtare me materialet e barnat e nevojshme”, tha ministrja.

Duke vlerësuar punën e ekipeve mjekësore në këtë vit të vështirë, Manastirliu tha se mirënjohja do të kurorëzohet me rritjen historike të pagave për bluzat e bardha.

“Dua t’ju falenderoj për punën tuaj të palodhur dhe kurorëzimi i kësaj mirënjohje mëse të merituar do të jetë me rritjen 40% të pagave në vitin e ri që po vjen”, tha Ministrja e Shëndetësisë, duke uruar për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm të gjithë ekipet mjekësore dhe qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar dhe përcaktimin e mjekëve “on call”, pra në gatishmëri për secilin shërbim, për të mbuluar cdo urgjencë që mund të ndodhë. Gjithashtu përcaktohet detyrimi për të siguruar barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme si dhe për të vendosur në gatishmëri të përforcuar urgjencën kombëtare në territor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.