Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“A ju ka thënë Liria që nuk na lante, ne zinim morra?” Djali përballet ‘live’ me nënën e tij në emision: Kjo na braktisi…

15:15 / December 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ipiccy image
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u rikthye historia e 61-vjeçares Lirie Kodra. Ajo u përball me djalin e saj.

Ardiani, djali i Liri Kodrës: Që nga momenti që kam ndjekur emisionet e shfaqur kam pasur shumë shqetësime. Të gjitha ato çfarë ka thënë mamaja ime janë të gjitha gënjeshtra. Është e vërtetë që ajo jetonte në një dhomë brenda shtëpisë. Aty mamaja ime futi një nga Korça dhe babai im nuk e pranoi por e dhunoi dhe mamanë. Unë kam jetuar me babain i cili qëndroi i paralizuar, ai nuk kishte mundësi të punonte por rregullonte radio dhe shiste gjakun e tij te spitali ushtarak dhe na ushqente ne. Kur u hapën rrugët vëllai emigroi dhe kur u kthye solli ca lekë të cilat sot shkonin në vlerën 1 miljon lekë sot. Motrat i martoi pa dëshirën e babit, ajo nëna ime mori rrugën për në Maqedoni, me një plak, pas kësaj u martua me një tjetër.

Por ajo kurrë nuk ka thënë njëherë që keni për të ngrënë apo për të pirë. Nëna ime gënjen dhe akuzon hallën, por halla ka pjesën e saj, unë e kam privatizuar shtëpinë madje vëllai im më ka dhënë varsen flori dhe e kam shitur për të paguar paratë e privatizimit. Banesën e privatizuam unë dhe vëllai pasi çertifikata familjare ka pasur babain dhe vëllain . Mamaja ime është cituar për braktisje banese dhe fëmijësh. Nëna ime ka qenë në Maqedoni, mamaja ime ikte nga shtëpia dhe vinte ndonjëherë siç ti vinte mbarë asaj. Kujdestarinë e fëmijëve herën e parë ja la mamasë, ndërsa proçesi gjyqësor i dytë u akuzua për braktisje banese dhe braktisje fëmijësh. Ne qëndruam në kujdestari së bashku me vëllain me babin ndërsa motrat me mamanë.

Kur motrat u fejuan kjo na braktisi ne. Ajo më ka ndarë nga familja duke folur lartë e poshtë, nusja ime ka bërë çmos ta marri nënën në shtëpi por ajo më shkatërroi familjen. Sa erdhi mamaja ime në Itali kanë ndryshuar gjërat, zihej me vjehrrën time, shkoi në Shqipëri dhe arriti të flasë edhe për fëmijët e mi duke thënë se nuk është i imi. Erdhi dhe vjehrra dhe një shoku im nga Shqipëria të kalonim një vit të ri së bashku. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Vjehrra ime më ka ndihmuar edhe me bashkëshorten e parë më ka shërbyer, u ndava nga nusja e parë sepse ajo shkoi prostitutë. A ju ka thënë Lirija që nuk na ka larë asnjëherë por na ka larë gjyshja. Ne kemi qenë me morra të gjithë. Ne kemi qenë shumë të vegjël. Unë me motrat nuk flas ndërsa me vëllain flas. Vëllai im që është këtu flet me nënën, motra ime me nënën më vodhën varsen e fëmijëve.

Liri Kodra: Nusen e parë të djalit e kam dashur shumë edhe pse ajo përfundoi prostitutë. Asgjë nga ato që thotë djali im live nuk janë të vërteta.

Blerina, vajza e Liri Kodra: Nëna ime nuk na ka braktisur, por ajo ka qenë së bashku me ne por për shkak të sherreve të shumta ajo largohej shpesh. Ardiani vëllai im po flet gënjeshtra, dhe ai ja ka shkatërruar jetën vetes vet. Nëna jonë ka punuar si qeni sepse babai ka qenë sakat. Absolutisht nuk ka pasur asgjë nga ato që tha Ardiani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.