Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç.
Të pandehur janë marrë 4 persona, Eduard Lamaj, Ilir Xhepaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi të cilët dyshohen si autorë të krimit.
Mbetet akoma mister se përse këta 4 persona vendosën që të vrasin dy biznesmenët, pasi nuk kanë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.
Vrasja është zbardhur pas verifikimit të kamerave të sigurisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 30 maj të këtij viti në një hotel në Laç. Nuk dihet akoma se cili nga viktimat ka qenë objektivi i autorëve.
Viktimat kanë shkëmbyer zjarr me autorët, ku mbeti i plagosur edhe i pandehuri Eduard Lama. Ai u kurua në një spital privat në Tiranë, duke u munduar që të fshehë ngjarjen.
Mjekët që e kuruan u arrestuan, por më pas gjykata i liroi.
