Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kamerat ‘kapin’ të riun që i vendosi tritol banesës së vëllait të kryetares së Vettingut

22:40 / February 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tritoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamjet filmike që kanë regjistruar personin që hodhi tritolin në oborrin e banesës së biznesmenit Vladimir Mulaj, janë dërguar për ekspertim kompjuterik në laboratorin e policisë shkencore pranë ministrisë së Tiranës. Vendimi është marrë nga prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar ndihmën e ekspertëve të laboratorit, duke kërkuar pastrimin e filmimit me qëllim qartësimin e imazhit ku shfaqet personi që vendosi tritolin në banesën e vëllait të Natasha Mulaj, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Hetimet për këtë çështje janë përqendruar në disa konflikte që Mulaj ka pasur për çështje prone. Prej gati dy muaj kur ka ndodhur ngjarja sot e kësaj dite policia dhe prokuroria e Tiranës ende nuk kanë zbuluar personin që vendosi tritolin, megjithëse kanë ngritur dyshime të forta mbi tre persona. Ngjarja e rëndë është regjistruar në datën 1 janar 2019, ku të gjithë festonin me fishekëzjarre natën e ndërrimit të viteve.

Shpërthimi i tritolit ka ndodhur në oborrin e vilës së Vladimir Mulaj, duke shkaktuar thyerjen e xhamave dhe krijuar një gropë në vendin e shpërthimit. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, evidentohet një person që rreth orës 00:30 të datës 1 janar 2019, pikërisht në një moment kur Tirana ziente nga oshëtimat e fishekzjareve, afrohet pranë banesës ku jeton familja Mulaj, dhe ka hedhur sasinë e tritolit. Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.

tritol
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.