Kjo foto që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës u shpall si postimi me më shumë “likes” e komente në Instagram për 2020 nga Billboard.
Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente.
‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez.
Në vendin e dytë në renditjen e postimeve më të pëlqyera të vitit 2020 në Instagram është njoftimi për vdekjen e Chadëick Boseman me 19.1 milion pëlqime.
Në vendin e tretë sërish një homazh për Diego Armando Maradonën këtë radhë nga Leo Messi, postimi i tij grumbulloi 16.4 milion pëlqime.
