Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Do angazhohemi në zgjedhje, qytetarët të propozojnë kandidatët

19:04 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lëvizja Vetëvendosje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se do të përpiqet të garojë në zgjedhjet e 25 prillit duke mbështetur kandidatura si brenda ashtu dhe jashtë strukturave të saj, në përputhje me parimet statutore.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, VV-ja në Shqipëri thotë se ky hap synon të sjellë një ndryshim të thellë në ekonomi, politikë, drejtësi dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

Ajo shprehet se qytetarët kanë të drejtë të bëhen bashkë për të propozuar ato kandidatë, të cilët mendojnë se i përfaqësojnë të drejtat e tyre. Siç thekson VV-ja, zyrtarizmi i kandidaturës kërkon minimalisht mbledhjen e 3000 nënshkrimeve, ndërsa ky proces shton ajo do të nisë në mesin e muajit janar.

“Në secilën prej 12 zonave (qarqeve) zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021”,  thekson VV-ja.

Ajo thotë mes tjerash se kandidatët në 12 qarqet elektorale mund të jenë ato qytetarë, të cilët nuk janë anëtarë partie, por që pranojnë të bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje qytetare, që sipas VV-së synon “çarjen e sitemit bipolar të instaluar në 30 vitet e fundit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.