Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mustafaj: Peleshi sjell seriozitet në qeveri, opozita duhej të përcaktonte koalicionet për zgjedhjet

19:57 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mustafaj 768x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri Besnik Mustafaj, ka komentuar ndryshimet e bëra një ditë më parë në qeverinë Rama.

Mustafaj në fjalën e tij është shprehur se nuk është se pret ndonjë risi nga emrat e rinj, sipas tij ai që ka sjellë seriozitetin është vetëm Peleshi.

“Kjo është një tentativë për makiazh pasi unë dëgjova se këto ndryshime sprovojnë qeverinë po si mund të sprovojë Xhaçka një ministri kur është e treta ministri që ajo është ndryshuar. Peleshi do i kthej pak seriozitet qeverisë që e kishte humbur tashmë. Nuk kam vënë re asnjë kritikë për Peleshin as kur e hoqën si ministër, përmes tij ka dhe një reflektim që PS-ja në Korçë ka një rënie të PS-së ndërsa rikthimi i tij është për tu futur sërish në vëmendje një person me influencë si Peleshi”, ka thënë ai në ABC.

Ndër të tjera Mustafaj ka analizuar dhe procesin elektoral dhe përgatitjet e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka theksuar se deri më tani partitë duhet të kishin bërë të mundur përcaktimin e koalicioneve.

Gjithashtu ai është shprehur se e rëndësishme për opozitën është që duhet të ketë bërë një analizë të thelluar të opinionit publik.

“Bujar Leskaj në Vlorë nuk me surprizon një emër i tillë është një zgjedhje e mirë. Unë besoj se duhej të ishin bërë disa gjera deri më tani. Duhet të ishin përcaktuar koalicionet e opozitës, një gjë e tillë duhet të ishte bërë që në nëntor nëse do të dalë me dy koalicione apo jo, pjesa tjetër është për përcaktimin e kalendarit politik të çdo partie. Baza demokrate nuk do të shkojë kundër një liste të miratuar. Unë kam frikë se deri më tani nuk është studiuar siç duhet opinioni publik, për të dalë me një apo me dy lista. Kam përshtypjen se LSI-ja e ka bërë dhe nëse e ka bërë një gjë të tillë zërë se është një veprim që është bërë nga të dy partitë”, ka thënë Mustafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.