Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Telashe për Neymar! Prokuroria nis hetime ndaj futbollistit, ja cila është arsyeja

16:27 / December 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neymar junior
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Neymar ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë, pasi është përfolur se do të organizojë një festë madhështore me rastin e ndërrimit të viteve. Në lajmet e dala në media thuhej se ai do të mbajë një festë për 5 ditë me 150 të ftuar, duke thyer kështu rregullat e pandemisë. Këto lajme e kanë futur futbollistin e famshëm vërtetë në telashe.

Për shkak të këtyre thashethemeve prokuroria e Brazilit ka bërë me dije të mërkurën se ka nisur një hetim ndaj futbollistit, për të zbuluar se sa të vërteta janë lajmet që kanë dalë nëpër media. Ylli i Paris SG është urdhëruar të paraqitet në zyrat e Prokurorisë në Rio de Zhaneiro, pasi akuzohet se synon të organizojë një festë me rastin e Vitit të Ri. Festa thuhet se do të zhvillohet në kompleksin luksoz të Neymar, 65 kilometra larg Rios.

Mes të tjerash njoftohet se të ftuarve u është kërkuar që të dorëzojnë celularët në hyrje, në mënyrë që të mos dalë asnjë lajm për festën që ai mendohet se do të organizojë. Po ashtu shkruhet se shumë modele kishin marrë avionin për të qenë të pranishme në aktivitet.

Prokurorët njoftuan se futbollisti u ftua që të jepte hollësi lidhur me festën, numrin e të ftuarve dhe masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Avokatët e lojtarit, ndërkaq, hodhën poshtë që klienti i tyre të kishte lidhe me këtë festë. Më herët, Neymar u akuzua në media se kishte organizuar një festë me praninë e 500 personave dhe për këtë arsye mori kritika të shumta, pasi Brazili është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

futbollistit neymar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

 I gjithë stadiumi në këmbë! Lot dhe emocione në rikthimin e Neymarit, ylli brazilian rikthehet me Brazilin pas gati tre vitesh

09:55 / June 25, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.