Exhevit Kadri, Ilir Hasani dhe Ridvan Bajrami janë mjekët shqiptarë që punuar rreth 30 orë për të shpëtuar jetë njerëzish nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.
Tetova Sot raporton se numri i viktimave të tragjedisë është 14, dhe në gjendje kritike vijojnë të mbeten tre nga tetë pacientët që po trajtohen në Spitalet kirurgjike të Shkupit.
Drejtori i Qendrës së Urgjencës, Ilir Hasani, tha se një nga tre pacientët pak para u transferua Spitali “8 Shtatori” me lëndime të rënda të gjoksit.
