Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka uruar Vitin e Ri 2021. Lleshaj ka renditur sfidat e vitit që lamë pas dhe ka uruar që të kemi një vit të rrallë përtëritjeje në të gjitha aspektet e jetës.
Të nderuar miq,
Viti 2020 ishte i veçantë, i rëndësishëm, por aspak një vit për t’u fshirë nga kalendari apo për t’u harruar.
2020-ta u shenjua nga COVID-19. Virusi preku shumë njerëz, mori shumë jetë dhe na bëri të përjetojmë gjëra që nuk i njihnim as përmes imagjinatës.
2020-ta na tregoi, në mënyrën e tij, se sa vlerë ka jeta, se sa të paçmuara janë marrëdhëniet njer?zore, se çfarë do të thotë kufizim i lirisë; gjëra që jo rrallë konsiderohen si të dhëna një herë e përgjithmonë. Ndaj 2020-ta është një vit me shumë rëndësi; jo për t’u përsëritur, por për t’u kujtuar dhe për të mësuar prej tij.
Në vigjiljen e Vitit të Ri 2021, uroj që ne, të gjithë shqiptarët, të kemi një vit të rrallë përtëritjeje në të gjitha aspektet e jetës, plot shëndet, lumturi, mirëqenie dhe, mbi të gjitha: paqe.
Gëzuar Vitin e Ri 2021!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
