Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku jep lajmin e mirë për shqiptarët, tregon çfarë do ndodhë me autostradën Tiranë-Durrës

23:14 / December 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar në vigjilje të Vitit të Ri se autostrata Tiranë-Durrës nuk do të jetë me pagesë për qytetarët shqiptarë. Në një intervistë për Report Tv, Balluku tha se kjo autostradë nuk ka nevojë për zgjerim, pasi trafiku tashmë është zhvendosur në autostradën Tiranë-Elbasan.

 “Ne nuk kemi një projekt për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pasi të gjitha studimet tregojnë se në momentin e  ndërtimit të segmentit Milot-Fier, apo më saktë të ndërtimit të korridorit Blu nga Muriqani në Kakavijë autostrada Tiranë-Durrës do të humbë sasinë e trafikut që ka pasi do të ketë vetëm një destinacion, pra nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, pra nuk do të ketë më rëndësinë nacionale që sot ka. Deri në momentin kur i gjithë trafiku shkonte nga Durrësi sigurisht autostrada kishte super ngarkesë, dhe i gjithë trafiku nga veriu në jug kalonte përmes një dalje jo natyrale nga rrjedha sepse rrjedha kërkon që të dalësh poshtë dhe jo të dalësh në perëndim të ultësirës perëndimore dhe shkonte në Durrës për të aksesuar jugun.

Me hapjen e autostradës Tiranë-Elbasan ne pamë që një pjesë e mirë e trafikut shkoi në Elbasan. Imagjinoni kur të kemi një autostradë të mirëfilltë shpejtësie e cila do të nis nga Muriqani dhe do të jetë një hinkë e pastër e të gjitha daljeve të autostradave që ne kemi, të rrugës së Kombit dhe të gjitha të tjerat, për të mbledhur këtë trafik për ta çuar në jug ose anasjelltas nga jugu në veri. Kush është funksioni i Tiranë-Durrësit?

Asnjë funksion tjetër përveçse një rrugë lidhëse përmes së cilës lidhen dy qytete shumë të rëndësishme pra portit tonë ndërkombëtar të Durrësit dhe kryeqendrës dhe ne mendojmë që sasia e korosive ashtu edhe drejtimi i saj janë të mjaftueshëm për atë lloj rrugë, mjafton që të kemi mirëmbajtje të vazhdueshme”,- tha ministrja Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë

13:06 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.