Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Thaçi nuk tërhiqet, tregon se përse duhet marrëveshja me Serbinë

17:11 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngulë për një marrëveshje me Serbinë, që sipas tij është e domosdoshme plër vendin. Kreu i shtetit tha se vendi i tij është i gatshëm që të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe balancuese. Thaçi theksoi se akordi i mundshëm do t’i shërbejë paqes.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur nevojave të vendit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që Kosova ta fitojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”, tha presidenti.

Ai theksoi se Kosova do të fitojë njohjen nga Serbia si dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që deri më tani nuk e kanë njohur me këtë marrëveshje. Ndërkohë, ai paralajmëroi edhe pasojet nëse kjo nuk ndodh.

 “Kosova e fiton njohjen nga Serbia, e fiton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, nëse arrihet marrëveshja dhe unë shpresoj që do të arrihet dhe besoj në këtë drejtim. E fiton njohjen globale sepse do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe e fiton vendin e sigurt për NATO dhe BE. Nëse nuk arrin marrëveshje? Fiton një izolim të plotë ndërkombëtar, regres, papunësi edhe një gjendje që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Prandaj, asnjë lider i vendit nuk guxon që të mbajë peng të drejtën e qytetarëve të Kosovës dhe dëshirën e qytetarëve që të lëvizet sa më shpjet drejt së ardhmes evropiane”.

marreveshje Serbia SHBA thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.