Kryeministri, Edi Rama u ka uruar një të diel të qetë shqiptarëve me një video ku tregon projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë. Ky projekt është i arkitektit të njohur belg, Xavier de Geyter. Rama shkruan se projekti do të rijetësohet shumë shpejt dhe do t’i japë një realitet të ri mesdhetar, qytetit bregdetar.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë, një tjetër kontribut i arkitektit të mirënjohur belg, Xavier de Geyter, që nis të jetësohet së shpejti si pjesë e transformimit të Vlorës në një realitet të ri mesdhetar, ju uroj një të diel të qetë.”, shkruan Rama.
