Kryeministri Edi Rama ka vijuar me inspektimet në Kume të Vlorës, një lagje e madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës – kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.
Gjatë inspektimeve Rama është pritur nga një numër i lartë banorësh. Një banor i është ankuar kryeministrit se shumë qytetarë e kanë marrë legalizimin, ndërsa ai akoma jo.
Mirëpo Rama i është përgjigjur me batuta.
Pjesë nga biseda:
Banori: S’kam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë
Rama: E ke tepruar pak me lartësinë dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.
Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça
Nga Korça ke ardhur ti. Duke ndenjur me Vlonjatët të duket vetja vlonjat por s’je vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.
Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.
Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.
