Ministri i Merkelit jep një mesazh të fortë një ditë para protestës së opozitës në Tiranë. Christian Schmidt, Raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman thotë se qeveria duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit. Të japin llogari kapobandat e krimit dhe jo peshqit e vegjël, thotë ai.
Deklarata e plote
Rruga drejt anëtarësisë në BE eshtë plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e e pavarësinë e gjyqësorit.
Rruga e nisnur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në menyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.
Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve.
Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE
