Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ndjehem jo pak e trishtuar që…”/ Xhaçka i kalon detyrën Niko Peleshit: Ky është projekti që po i lë në dorëzim!

10:52 / January 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Olta Xhaçka i dorëzoi sot postin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh e sigurt që ky i Peleshi do të përmbyllë me efikasitet punët e lëna përgjysmë. Një projekt i tillë ishte edhe projekti për krijimin e një baze detare të NATO-s.

Ajo nuk nguroi të falenderojë të gjithë bashkëpunëtorët e saj, ndërsa mes emocionesh renditi disa prej arritjeve nën drejtimin e saj.

“Kur je në detyrë si kjo s’ke kurrë kohë ndaj çdo ditë e çdo orë duhet të punosh për të realizuar projektet që ke. Që kur të vijë dita të largohesh të jesh e qetë që ke merituar një resht në Forcat e Armatosura.

FA e meritojnë një monument të tillë kujtese institucion me histori të jashtëzakonshme dhe të ardhur të ndritur.

Sot janë familja ime, kam pasur mundësi të kem kolegë dhe bashkëpunëtorë të mirë, i falënderoj të gjithë se gjithë sa kemi bërë në këto vite u bë e mundur falë punës së përbashkët. Një falënderim të veçantë dua ta bëj për njerëzit e mi të dashur ,me Shefin e Shtabit, gjeneral Bajramin, një njeri që ia ka kushtuar jetën FA, bashkë me të çdo gjeneral.

Ndjehem jo pak e trishtuar që po ndahem nga ju dhe kjo detyrë, por ndjehem aq mirë që ia kemi dalë të bëjmë punë të mira. Kemi kaluar momente të vështira, tërmet, pandemi, zjarre, përmbytje por kurrë nuk i latë vetëm qytetarët shqiptarë, burrat dhe gratë me uniformë ishin aty në çdo moment. Sot FA gëzojnë respektin dhe vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, djemtë dhe vajzat tona në misione meritojnë sot mirënjohjen më të thellë.

Jam e lumtur se jo thjesht rritëm pagat, padrejtësi e vitit 2013, por se të gjithë burrat dhe gratë e meritojnë dinjitetin.

Së shpejti do të përfundojë baza ajrore e Kuçovës që do të transformojë rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Ende i paplotësuar, por i mirëpritur ishte edhe projekti për bazën detare të NATO-s në Shqipëri shpresëplotë që edhe ky projekt do të bëhet realitet.

Sot jam e lumtur që ia kaloj stafetën një kolegu një miku të mirë dhe jam i sigurt që do jetë efikas dhe punëmbaruar ashtu siç ka qenë në drejtimin e çdo institucioni. Suksese i dashur Niko!”- u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.