Raporti i OECD për largim të shqiptarëve ka sjellë mjaft reagime politike në Shqipëri.
Pas Metës dhe kundërpërgjigjes së Ramës ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili i thotë kryeministrit që duhet të largohet ai që vendi të shpëtojë.
“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, shkruan Basha.
