E fejuara e Kristiano Ronaldos, Xhorxhina Rodrigez di si të mahnisë sa herë që shfaqet në publik, apo kur poston foto të sajat në rrjetet sociale. Hera e fundit që bukurushja argjentinase tërhoqi vëmendjen ishte në eventin e Globe Soccer Awards, ku CR7 u shpall si lojtari i shekullit.
Me një fustan të kuq dhe xhevahirë të vendosur në trup, ajo shkëlqeu përkrah sulmuesit të Juventusit. Por, për atë mbrëmje, Xhoxrxhina i detyrohet një falenderim edhe stilistes nga Kosova, Lia Stublla, e cila ideoi fustanin e kuq të modeles.
Një fustan që u komentua shumë dhe mori vetëm nota pozitive, ndërkohë që Xhorxhina e kishte shoqëruar edhe me një gjerdan tepër të shtrenjtë nga marka Chopard si dhe një palë sandalle që kushtonin 577 dhe pa harruar një çantë të vogël Prada në vlerën e 1300 eurove. Të gjitha këto e bënë Xhorxhinën të shkëlqente, por sigurisht fustani i ideuar nga Lia Stublla pati impaktin më të madh. /Vipsport.al/
