Giorgios Katrougalos është ministri i ri i Jashtëm i Greqisë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos njoftoi riorganizimin e kabinetit të Qeverisë.
Katrougalos, aktualisht zëvendësministër, ka udhëhequr politikën e jashtme greke pas dorëheqjen së Nikos Koztias. Kryeminsitri Aleksis Tsipras e mori vetë si detyrë MPJ-në, ku ngarkoi Katrougalos si zv.ministër.
Përgjegjës për politikën evropiane emërohet Sia Anagnostopoulou. Në Ministrinë e Brendshme, Zv. Ministre me përgjegjësi Maqedoninë – Trakën, është emëruar Eleftheria Haxhigeorgiou.
Në Ministrinë e Punës, Sigurimit Social dhe Solidaritetit Social, është emëruar Zv. Ministër Konstantinos Barkas.
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit është emëruar Zv. Ministër Thanos Moraitis;
- Së fundi, në Ministrinë për Politikën e Imigracionit është emëruar Zv. Ministër Angelos Tolkas.
Betimi i ministrave do të bëhet të hënën pas kthimit të Kryeministrit nga Mynihu.
