Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

12.000 studentë s’kanë marrë pagesën, duhet të përfitonin 10 mijë lekë çdo muaj

21:25 / January 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 12 mijë studentë nuk kanë marr ende pagesën në vlerën e 10 mijë lekëve të reja në muaj, edhe pse sipas vendimit të këshillit të ministrave studentët duhet ta përfitojnë atë çdo muaj.

Jemi në janar edhe akoma asgjë nuk është hedhur. Administrata mendon se është proceduriale por nga ana tjetër kemi shumë studentë që me atë bursë sidomos studentët me ndihme ekonomike vazhdojnë jetesën e tyre dhe është detyrim që duhet ta merrnin

Që prej protestave studentore në 2018 në Paktin për Universitetin u parashikua granti i bursave për studentët ekselentë dhe kategorive në nevojë.  Vonesa në marrjen e tyre ka pasur gjithmonë për shkak të procedurave, por në kushtet e pandemisë vonesa është zgjatur dhe ka rënduar edhe më tepër studentët.

“Më përpara maksimumi në fund të dhjetorit ne kemi marr pagesën e 3 muajve por këtë vit për shkak të pandemisë, mësimit online direkt dhe jo në auditor bëri që të kemi këto vonesa. Me sa informacione kam marr akoma nuk ka një datë të caktuar. Administratorët në komunikimet që kemi pasur kanë thënë që jemi akoma në procedura do kalojnë të gjitha në bordin e administrimit që është institucioni ku bëhen pagesat më pas do dalin listat fituese e pastaj do hidhen në bankë. Domethënë gjithë kjo periudhë mund të zgjas edhe një muaj që është shumë gjatë për mendimin tim”, tha një studente.

Ministria e Arsimit i tha Top Channel se paratë u janë dërguar universiteteve që në fillim të vitit akademik dhe nuk është bërë  pengesë pandemia, por procesi vijon brenda universiteteve të cilat po mbledhin dokumentacionet online.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.