Një grua e cila është plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj është përballur edhe me dhunën nga bashkëshorti. Në një video të postuar nga RTK, shihet një grua që po nxirret me karrocë nga spitali, burri i saj e ka goditur më shpullë pas koke.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja që e ka shtyrë atë të kryejë këtë veprim. Ndërkohë që gruaja nuk ka kryer asnjë veprim pas goditjes dhe ka qëndruar e heshtur.
