Me kalimin e kohës të gjithë njerëzit ndryshojnë nga pak, por ky nuk është rasti i Vesa Lumës. Këngëtarja e njohur ka ndarë sot më rrjete sociale një foto shumë të vjetër të saj, nga koha kur ka qenë sa mosha e djalit të saj, Lian. Vesa ka treguar se fotografia është realizuar për një libër shkollor dhe kjo ishte hera e parë për të që përballej me një kamera.
Ajo shprehet se që prej asaj kohe dukej se ishte destinuar për të qëndruar përpara kamerave si një personazh i famshëm që është. Këngëtarja shihet në foto me flokë të gjatë të prerë me balluke, ndërkohë që në portretin e saj nuk ka ndryshuar thuajse asgjë.
