Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nënshkruan 5 marrëveshje me qeverinë turk, Erdogan: Do të restaurojmë dhe shumë xhami

17:01 / January 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama erdogan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i cili së bashku me disa ministra të kabinetit të tij po kryen një vizitë 2-ditore në Turqi me ftesë të presidentit Erdogan ku pas takimeve kanë nënshkruar në një konferencë për shtyp dhe marrëveshje në fushën e arsimit, kulturës, infrastrukturës dhe turizmit si dhe Këshillin e bashkëpunimit të Nivelit të lartë.

Në fjalën e tij Tayip Erdogan u shpreh së Shqipëria dhe Turqia kanë shumë ngjashmëri në disa fusha si arkitekturë, art dhe letërsi dhe se u zotua se do të rriste investimet nga kompanitë turke në disa sektorë të rëndësishëm. Erdogan theksoi dhe njëherë nevojën për intensifikimin e luftës ndaj organizatës së shpallur prej shtetit të tij si terroriste, Feto-s. Gjithashtu presidenti i cili na quajti vend mik dhe vëlla tha se janë mbi 500 projekte me vlerë disa milionë dollarë ne restaurimin e objekteve fetare.

“I nderuar kryeministër. Jam shumë i kënaqur që pres kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij dhe dua ta shpreh që para jush ti uroj zotit kryeministër dhe delegacionit mirëseardhjen.

Shqipëria është vend mik vëlla dhe aleat, kemi jetuar bashkë në shekuj kemi luftuar dhe lënë gjurmë në histori.

Gjurmët e historisë tonë si në letërsi, jetën intelektuale dhe në arkitekturë. Këto gjurmë shihen nga Elbasani në Korcë nga Shkodra në Vlorë. Frymëzuar nga historia jonë e lashtë e kosniderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje.

Ngritja e këtij Këshilli do të na mundësojë zhillimin e bashkëpunimit tonë në çdo fushë.

Përveç cvështjeve bilaterale diskutuam dhe cështje rajonale kulturore dhe ekonomike dhe shkëmbyem idetë për projekte të përbashkëta.

Shqipëria përjetoi 2 tërmetet të mëdha në 2019, duke lënë pas lot vuajtje dhe dhimbje.

Ne u mobilizuam me gjithë mjetet për popullin shqiptar me gjithë mundësitë tona, përveç kësaj vendosëm të ndërtojmë  540 banesa ndertimi i të cilave përfundon në gusht në 2021.

Gjatë takimit vlerësuam këto çështje dhe marrëdhëniet ekonomike, sepse ne jemi partneri i 4 më i madh i Shqipërisë. Gjithashtu na rezulton se ne jemi investitori me i madh me rreth 3.5 miliard dollarë në vit. Në planifikojmë të rrisim investimet në infrastrukturë dhe turizëm. Në i kushtojmë rëndësi të madhe objekteve qe vijnë nga historia otomane, janë rreth 500 projekte me vlerë miliona euro.

Ministria e kulturës firmosi restaurimin e xhamisë së Shkodrës, shpresoj që ky investim të fillojë në pranverën e ardhshme.

Bashkëpunimi ynë do te vijoje dhe ne luften kunder terrorizmit duke permendur organizaten terroriste FETO e cila përbën kërcënim për të dy vendet dhe me këtë rast Turqia do të jetë pranë Shqipërisë.  Organizata turke e cila ka marrë universitetin Nju Jorkut do të nisë bashkëpunimin  me universitetin e Stabollit dhe do të jenë hapat e para të bashkëpunimit mes 2 vendeve në fushën e arsimit.

Besoj se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të dobishme për popullin shqiptar dhe Shqipërinë”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.