Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrjedhje në LSI pak muaj para zgjedhjeve, Xhemal Qefalia nxjerr prapaskenat: Nuk ka shkuar PS tek Naço, por ka ardhur Nasipi tek ne

18:17 / January 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qefalia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kanë filluar rrjedhjet e para në partitë politike. Kjo ka ndodhur te LSI-ja, ku figura e saj qendrore në Berat, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar hapur se do t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka komentuar është shprehur se Naço i është bashkuar socialistëve vetë dhe nuk ka pasur një ftesë nga partia.

Ai thotë se PS nuk vuan për figura politike dhe ardhja apo ikja e dy individëve nuk e zhbën boshtin e mazhorancës.

“PS është një parti e hapur që ka shpalosur dhe u ka ofruar mundësi për të gjithë që mendon të kontribuojë në këtë parti. Nuk është diversion por është një gjetje. Nuk ka shkuar PS tek Nasip Naço por ka ardhur Nasipi tek ne. PS ka qenë e qartë dhe e kthjellët në mjaft individë. PS e ka mbajtur qëndrimin e saj dhe përsa kohë kemi parti që i bashkohet partive të tjera të mëdha për qëllime pragmatiste, ka bërë të mundur që kjo parti të mos krijojë identitetin e saj. Nuk janë personazhe fatkeq, disa persona që kanë mbajtur poste të rëndësishme por kanë qenë produkt i LSI-së. Ato e kanë parë që ajo forcë politike i linte njerëzit në mes të rrugës. Nuk mendoj që PS vuan për figura politike. PS ka në spektrin e saj mjaft, figura, intelektualë. Ardhja apo ikja e dy individëve, nuk e zhbën boshtin që ka kjo mazhorancë” tha Qefalia për Report Tv.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.