Kongresi amerikan konfirmoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, pas numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor dhe rrëzimit të të gjithë kundërshtimeve nga ana e disa kongresmenëve dhe senatorëve republikanë.
Pritet që Biden më 20 dhjetor në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të betohet si Presidenti i 46-të i SHBA.
Duket se gjithë protesta e djeshme e dhunshme që shkaktoi plot 4 viktima, 14 efektivë të plagosur dhe 52 të arrestuar nga mbështetësit e Trump vetëm sa shtyu me disa orë verdiktin final.
