Greqia ka vendosur të hapë kopshtet dhe shkollat fillore nga e hëna, 11 janar. Me vendim të ministrisë së Arsimit, fëmijët do të rikthehen në shkollë pas plot 2 muajsh.
Rikthimi do bëhet me orar ciklik, duke arritur sipas klasave në orar të ndryshëm, ndërsa do përdoren ku është e mundshme, të gjitha hyrjet e shkollës. Një platformë elektronike është në dispozicion të mësuesve të të gjitha niveleve arsimore si dhe të nxënësve të gjimnazit dhe liceut, ku mund të kërkojnë me të dhënat e tyre testim falas si dhe të hyjnë në listën e vaksinimit.
Qeveria greke në bashkëpunim me epidimiologët po diskuton hapjen e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme brenda Janarit, ndërsa nuk ka asnjë shenjë akoma për rikthimin e studentëve në auditoret e vendit.
