Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pjesë e grupit kriminal, reagon kryebashkiaku i Poliçanit: Edmond Zotkaj s’është kushëriri im, ishte kandidat i LSI-së

12:45 / January 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ipiccy image
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, thotë se Edmond Zotkaj nuk është kushëri i tij dhe nuk ka asnjë lidhje me të. 

I dyshuar për shkak të mbiemrit të njëjtë, kryebashkiaku tha se Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komune.

Sot, SPAK ka lëshuar 23 urdhër-arreste për disa oficerë policie në Skrapar dhe zyrtarë të administratës, të akuzuar për drogë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Mes tyre ishte dhe Edmond Zotkaj.

“Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri. 2-3 muaj më parë kur janë bërë verifikimet e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit. Sa jam bërë me dije me këtë akuzë e kam larguar nga puna.

Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizime nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën. Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2-3 muaj më parë”, tha Adriatik Zotkaj.

Të akuzuarit nga SPAK, në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.