Tufat me ngjyrë të ndezur të majdanozit janë ndjellëse dhe plot vlera për çdo lëng me bazë perimesh dhe frutash që ofrojnë energji, vitamina dhe minerale për organizmin.
Lëngu i majdanozit mund të pihet veçmas ose të kombinohet me lëngje të tjera të freskëta si atë të mollës, portokallit e të tjera që janë bujare në vlera ushqimore dhe shëndetësore.
Një gotë e mbushur në gjysmë me majdanoz të freskët ofron 30 ml lëng.
Përfitimet e vitaminës A
Vitamina A është thelbësore për shëndetin e zemrës, mushkërisë dhe veshkave. Ajo luan rol thelbësor në mirëqenien e syve dhe mbron ngjyrën e retinës.
Një racion prej 30 ml lëng majdanozi plotëson 14 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për meshkujt, 18 përqind të dozës së nevojshme për femrat, 16 përqind për femrat shtatzënë dhe 10 përqind për nënat lehonë.
Përfitimet e vitaminës C
Vitamina C tretet në ujë, ndaj ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në trup, sidomos pas faktit që një pjesë e madhe e saj largohet nëpërmjet urinimit.
Kjo vitaminë thelbësore ndihmon në riparimin e dëmeve në organizëm, prodhon kolagjen për enët e gjakut dhe lëkurën, por edhe përshpejton shërimin e plagëve.
Vitamina C shërben si antioksidant, duke mbrojtur trupin nga radikalet e lira dhe toksinat mjedisore.
Në një sasi prej 30 ml lëng majdanozi, gjenden 40 miligramë vitaminë C që plotëson 45 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 50 përqind të asaj për femrat.