Alban Skënderaj paralajmëroi ditën e djeshme se kishte gati për publikim një këngë të re. Këngëtari postoi në Instagram një video nga një makinë dhe në sfond dëgjohej vetëm një pjesë e shkurtër nga kënga e re. Albani nuk dha asnjë detaj për datën e publikimit, sepse mesa duket ka dashur t’ua bëj surprizë gjithë fansave të tij.
Ditën e sotme ai ka publikuar këngën e plotë dhe mund ta themi me bindje se është dashuri me dëgjim të parë. Ky projekt i ri muzikor mban titullin “Jolie” dhe flet për një djalë që kalon një natë me një vajzë, por më pas mëngjesi e gjen vetëm dhe ai nis kërkimin për të gjetur vajzën sepse bie në dashuri me të. Kjo baladë ishte pikërisht ajo çfarë na duhej në këtë periudhë dimri, ndaj deri më tani ka pasur shumë komente pozitive nga fansat e Albanit.
